Nga nesër nuk do të ketë transport publik në Prishtinë, reagon “Trafiku Urban”
Ndërmarrje Publike Komunale “Trafiku Urban” i Prishtinës, ka njoftuar qytetarët se, për shkak të vështirësive financiare dhe mungesës së karburanteve, do të ndalojë qarkullimin e të gjitha linjave, duke filluar nga dita e nesërme.
trafikuNë njoftim e tyre në Facebook, thuhet se ndërprerja e shërbimit bëhet për shkak të vonesave të Komunës së Prishtinës në shlyerjen e obligimeve financiare ndaj ndërmarrjes, pavarësisht se Trafiku Urban ka bilanc pozitiv dhe stabilitet financiar.
“Qarkullimi do të rifillojë menjëherë pas lëshimit të mjeteve nga Ministria e Financave, që do t’i mundësojnë Komunës të shlyejë detyrimet ndaj ndërmarrjes”, shkroi Trafiku Urban i kryeqytetit.
Ndërmarrja shpreh keqardhjen e saj po ashtu për pasojat që kjo ndërprerje do të ketë për qytetarët dhe u kërkon ndjesë për shqetësimin e shkaktuar.