Dëshmia e babait të Naim Murselit: Nuk e di se çka ka mundur të ndodhë në këtë rast

Dëshmia e babait të Naim Murselit: Nuk e di se çka ka mundur të ndodhë në këtë rast

Aktuale November 24, 2025 - 11:21

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është lexuar deklarata e Shaban Murselit, babait të Naimit, në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Kjo deklaratë ishte dhënë më 06.12.2023.

Gjatë leximit të kësaj deklarate nga gjyqtarja Fatime Dormaku, teksa pyetet babai i Naimit se a ka ndonjë dyshim se çfarë kishte ndodhur, ai kishte thënë: “As nuk e di, as nuk e kam ndonjë dyshim se çka ka mundur të ndodhë në këtë rast”, kishte thënë ai.

Ai ishte pyetur se a ka pasur djali i tij armë, për çka e kishte mohuar një gjë të tillë.

Shqyrtimi gjyqësor do të vazhdojë me administrimin e provave.