“Pa paga s’ka punë” - punëtorët e RTK-së qe 24 ditë pa paga, futen në grevë dyorëshe
Foto: Laura Hasani

“Pa paga s’ka punë” - punëtorët e RTK-së qe 24 ditë pa paga, futen në grevë dyorëshe

Aktuale November 24, 2025 - 11:27

“Greva është zëri ynë”, “Pa paga s’ka punë”, “Rrogën tonë e kërkojmë” - janë disa nga pankartat të cilat punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) po i mbajnë në duar, teksa paralajmëruan se nga sot janë futur në grevën e përgjithshme.

Image

Punëtorët e RTK-së janë futur në ditën e 24 të muajit nëntor dhe ende nuk kanë marrë pagat e tyre.

Image

Ata që nga fillimi i muajit kanë kërkuar nga Qeveria të bëhet një zgjidhje, por kjo ende nuk ka ndodhur, e të njëjtët u ishin drejtuar të gjitha institucioneve të vendit, por edhe këtu pa ndonjë rezultat.

Image

Greva e filluar nga ora 11:00 do të vazhdojë deri në orën 13:00.

Image

Image

Image