Dita e Forcës, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët më 27 nëntor
Kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) do të jenë të hapura për qytetarët me rastin e Ditës së Forcës, që do të jetë më 27 Nëntor.
“Forca e Sigurisë së Kosovës ju fton të merrni pjesë në Ditën e Hapur, që do të mbahet me rastin e Ditës së Forcës, më 27 Nëntor, nga ora 09:00 deri në orën 14:00. Në kazermën ‘Adem Jashari’ në Prishtinë nga ora 09:30 do të jenë të pranishëm udhëheqësit e lartë shtetërorë, mysafirë e ambasadorë të vendeve mike. Të gjithë qytetarët janë të mirëseardhur të vizitojnë kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës në: Prishtinë, Prizren, Pomozotin, Istog, Ferizaj, Mitrovicë dhe Gjilan. Në të gjitha kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës qytetarët do të kenë mundësi të shohin kapacitetet ushtarake, të cilat do të jenë të ekspozuara në këtë ditë feste”, thuhet në njoftim.