KQZ-ja kufizon shpenzimet e fushatës, ja sa mjete mund të shpenzojnë subjektet politike
Aktuale
November 24, 2025 - 14:21
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mori vendim për kufizimin e shpenzimeve të fushatës së zgjedhjeve për subjektet politike, të cilat do të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.

Sipas vendimit të KQZ-së, një subjekt politik ka të drejtë të shpenzojë deri në 2.047.149 euro, pra jo më pak se një (1) euro për votues të regjistruar.

Kjo llogaritje është bërë duke u mbështetur në Rregulloren Zgjedhore nr. 07/2024 për fushatën e zgjedhjeve, monitorimin dhe deklarimin financiar, si dhe duke u mbështetur në të dhënat e listës preliminare të votuesve, sipas të cilës numri i votuesve në vendin tonë është 2.076.422.

