Edicioni i lajmeve në RTK nis me protestë [video]
Foto: Laura Hasani

Edicioni i lajmeve në RTK nis me protestë [video]

Aktuale November 24, 2025 - 14:27

Punëtorët e RTK-së për dy orë, nga ora 11:00 e deri në orën 13:00, kanë mbajtur një grevë të përgjithshme, në shenjë pakënaqësie me situatën financiare.

Po ashtu edhe edicioni i lajmeve nisi me protestë, ku brenda studios u shfaqën në prapavijë punëtorët me pankarta që jepnin porosi si:

“Pa paga, s’ka punë”, “Greva është zëri ynë” etj.

Po ashtu prezantuesja nuk e thotë as edhe një fjalë të vetme dhe i gjithë edicioni kaloi vetëm me pamje dhe me titra të shfaqur në ekran.