Votimi i mërgatës dhe afatet e dërgimit të fletëvotimeve bëhen diskutim në KQZ
Foto: Laura Hasani

Votimi i mërgatës dhe afatet e dërgimit të fletëvotimeve bëhen diskutim në KQZ

Aktuale November 24, 2025 - 15:09

Anëtari i KQZ-së nga LVV-ja, Alban Krasniqi, në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tha se afatet e propozuara nga Sekretariati rrezikojnë votimin e mërgatës dhe se dërgimi i fletëvotimeve origjinale nga 12 dhjetori është praktikisht i pamundur të mbërrijnë me kohë për shkak të vonesave postare.

“E vërteta është se pas zgjedhjeve të fundit ne kemi diskutuar të gjejmë një formë ta përmirësojmë procesin. Kur kemi zgjedhje të rregullta ka pasur konsensus të japim fletëvotime të rregullta origjinale. Opsioni i fletëvotimeve të rregullta është deri më 5 janar të mos mundën të arrijnë te votuesit në mënyrë që ata të mund të dërgojnë përmes adresave postare. Afatet që na kanë dhënë sekretariati pamundësojnë votimin e mërgatës. Neve nuk na ka ardhur ende raporti, është mirë që të vijë me urgjencë edhe votimi me asistencë. Opsioni i dytë nga sekretariati besoj që ky raport do të bëhet publik, është opsioni i cili nënkupton format të avancuar të votimit përmes postës që janë marrë masa shtesë për shkak të sigurisë së dërgesës. Gjithashtu duhet pasur parasysh që edhe ky opsion ka pengesat e tyre kohore sepse disa nga postat meqenëse është fundviti do të ketë vonesa në dërgimin e fletëvotimeve. 12 dhjetori është data ditë kur fillon votimi përmes postës nga raporti dhe konfirmimi, datat deri kur mundemi me mbërritë fletëvotimet origjinale do të jetë deri më 5 janar, plot 7 ditë do kemi situata ku do të harxhojmë para, do të bëjmë komedi. Gjatë balotazhit 60 për qind e mërgatës që kanë pritur t’i vijë zarfi nuk kanë mundur të sjellin zarfin. Është e dhimbshme kur kemi realitet të tillë. Asnjë akt ligjor nuk mund t’i kundërvihet të drejtës që kanë këta qytetarë për të mund të votojnë gjatë këtij procesi zgjedhor. Cenon të drejtën e këtyre qytetarëve për të votuar. Ne kemi pasur disa përplasje gjatë procesit të zgjedhjeve parlamentare, kur del shpif në mënyrë zyrtare në emër të organizatave natyrisht që përbën mohimin e të drejtës së njeriut, kjo po cenon lirinë e demokracisë sepse po rrit nivelin e dezinformimit. Mendoj që do të bëjë dëm procesit zgjedhor, do ta cenojë integritetin dhe demokracinë. Keni mijëra zarfe, fletëvotime që kanë qenë për kryetarë të ndryshëm në zgjedhjet e fundit sepse janë ardhur me vonesë dhe askush për këtë nuk është duke u shqetësuar. Jam i sigurt, të ishin vota të Listës Serbe do ishin çu të gjithë në këmbë”, tha ai.

Përfaqësuesi i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi, tha se KQZ-ja përcakton procedurat, afatet dhe rregullat për votimin me postë, ndërsa e drejta e votës bazohet në ligj.

Ai theksoi se për herë të parë në zgjedhjet lokale është zhvilluar një proces i diasporës me integritet, duke dërguar fletëvotime origjinale dhe duke respektuar plotësisht rregullat ligjore.

“KQZ-ja përcakton procedurë, afatet dhe rregullat me postë. E drejta për të ushtruar votën bazohen me ligj. Ajo çka unë më vjen mirë është se për herë të parë në zgjedhjet lokale kemi pasur një proces zgjedhor të diasporës me integritet. Pa çka nëse dikujt s’i ka shkuar fletëvotimi, kemi pasur një proces me integritet. Për herë të parë kemi dërguar fletëvotime origjinale dhe ata kanë votuar siç e do rendi dhe ligji. Unë nuk do të doja për asnjë çmim të kthehemi në 9 shkurt, sekretariati është i obliguar të zbatojë sipas rregullores. Uroj që të mos ketë asnjë aplikim online, por të jenë të gjithë këtu të votojnë bashkërisht”, tha ai.

Anëtari i KQZ-së, Sami Kurteshi, tha se dërgimi i fletëvotimeve me postë po rezulton problematik për shkak të vonesave që nuk varen nga Institucioni.

Ai theksoi se Sekretariati ka detyrimin të gjejë metoda që të mos dëmtohet procesi zgjedhor dhe të sigurohet realizimi i së drejtës së votës për qytetarët.

“Kushdo e kupton qartë si është, u thanë shumë gjëra. Jam për se kanë fut sekretariatin në buxhet, dërgimin personal do të ishte absurde që ka saktësisht rezultatin zero vetëm me shpenzu kot. Nuk e di pse duhet me shpenzu kot, meqenëse është kështu detyrë e sekretariatit është me gjet metoda të mos lëndohet procesi, mendoj që pa marrë parasysh herë pajtohemi e herë nuk pajtohemi vendimet e gjykatave ato janë zbatuar. Disa nga përfaqësuesit e subjekteve janë kundër veprimeve që janë jo të parapara në rregullore. E kemi obligim ligjor realizimin e së drejtës së votës sepse ne e menaxhojmë procesin, duhet me gjet rrugë më të mira që qytetarëve me ia mundësu shprehjen e vullnetit. Po shihet se dërgimi me postë do të jetë problematik për shkak të vonesave që nuk varen nga ne, nuk po mundemi me i detyru. Ne duhet t’i besojmë a është më i rëndë mohimi praktik i së votës, apo a është më e rëndë. Që do të lëndohet procesi nëse ndodh që fletëvotimet të jenë me e-mail, mirë kishte me qenë ne si institucion për menaxhim të zgjedhjeve me mundësuar të drejtën e votës”, ka thënë Kurteshi. /EO