Fillon mbledhja e Kryesisë së LDK-së
Foto: Laura Hasani

Fillon mbledhja e Kryesisë së LDK-së

Aktuale November 24, 2025 - 15:19

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në të cilën po shqyrtohen temat kryesore politike dhe organizative të partisë, me fokus në proceset zgjedhore dhe nominimet udhëheqëse.

Image

Në rend dite është prezantimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të fundit lokale, krahas analizës politike dhe organizative të fushatës, identifikimit të pikave të forta dhe dobësive, si dhe vlerësimit të performancës së degëve dhe kandidatëve.

Image

Një pikë tjetër qendrore e mbledhjes është nominimi i kandidatit të LDK-së për kryeministër, ku parashihet paraqitja e propozimeve, diskutimet mes anëtarëve të Kryesisë dhe procedura e votimit për miratimin e kandidaturës zyrtare.

Image

Po ashtu, Kryesia po shqyrton përgatitjet për zgjedhjet nacionale të 28 dhjetorit, duke përfshirë hartimin e planit të fushatës, organizimin e strukturave dhe Shtabit Zgjedhor, mobilizimin e degëve e nëndegëve, si dhe strategjinë e komunikimit publik.

Image

Në mbledhje pritet të caktohet edhe data e mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm, së bashku me agjendën, procedurat statutare dhe përgatitjen e materialeve zyrtare.

Image

Ndër pika “të tjera” përfshihen shënimi i përvjetorit të themelimit të LDK-së dhe çështjet e ngritura nga anëtarët e Kryesisë, me mundësi për vendime të mëtejshme sipas nevojës.

Image

Pas mbledhjes së Kryesisë do të mbahet një konferencë për media.

Image