Osmani e kongresistët amerikanë flasin për anëtarësimin e Kosovës në NATO
Foto: Laura Hasani

Osmani e kongresistët amerikanë flasin për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Aktuale November 24, 2025 - 16:24

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim kongresistës Michael Turner dhe Donald Norcross.

Bëhet e ditur se në këtë takim u diskutua për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral në mes të Kosovës dhe SHBA-së, raorton Zeri.info.

Ndër tjera, Osmani shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e shkëlqyer me

kongresistin Turner dhe ekipin e tij gjatë Sesionit të Asamblesë Parlamentare të NATO- s në Dayton, si dhe për mbështetjen bipartizane të SHBA-ve ndaj Kosovës.

“Kjo mbështetje, theksoi ajo, ka qenë e pazëvendësueshme në periudhën që na solli lirinë, pavarësinë e pastaj shtetndërtimin e demokracinë. Asnjë nga këto të arritura, nuk do të ishin të mundura pa përkrahjen amerikane”, theksoi e para e vendit.

Bëhet e ditur se ndër tjera u fol edhe për anëtarësimin e Kosovës në NATO, ku Osmani potencoi se ushtarët e FSK-së tashmë shërbejnë përkrah ushtarëve amerikanë në misione jashtë vendit duke kontribuar për paqen e stabilitetin global, e njëkohësisht Kosova ka ndërmarrë hapa vendimtarë në fuqizimin e sektorit të mbrojtjes e sigurisë, duke shpenzuar tashmë 2% të GDP-së në mbrojtje, me synim që kjo të dyfishohet brenda pak vitesh.

“Sa i përket sigurisë së brendshme dhe kërcënimeve rajonale, Presidentja Osmani nënvizoi punën profesionale të institucioneve tona të sigurisë e njëkohësisht rëndësinë e vazhdimit të prezencës amerikane në kuadër të KFOR-it. Ajo theksoi se prania amerikane mbetet garancë e rëndësishme e paqes dhe sigurisë për qytetarët e Kosovës dhe gjithë rajonin, duke shprehur falënderimin e popullit të Kosovës për këtë kontribut”, thuhet në komunikatë. /Zëri

Image