Lumir Abdixhiku propozohet sërish kandidat për kryeministër
Foto: Laura Hasani

Lumir Abdixhiku propozohet sërish kandidat për kryeministër

Aktuale November 24, 2025 - 18:31

Lumir Abdixhiku është propozuar nga Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës si kandidat për kryeministër në zgjdhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.

Në një konferencë për media pas përfundimit të takimit, Abdixhiku ka theksuar se është propozuar nga Kryesia për në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së si kandidat për kryeministër.

“Te çështja e kandidatit të LDK-së nuk zgjati shumë diskutimi, ishte shkurt Kryesia e LDK-së konsideron se përderisa ka kryetar partie nuk ka nevojë të ketë tjetër kandidat për kryeministër. Prandaj më nominoi si propozim për Këshillin e Përgjithshëm të jem kandidat i LDK-së për kryeministër”.

“Në këtë pikë unë mora autorizimet që më takojnë dhe si kryetar, por rikonfirmova këto autorizime që të përpiloj listën hoqa dorë nga e drejta ime për renditen e listës, pra kur bëhet renditja ta keni të qartë se do ta bëjnë një grup më i madh i njerëzve në mënyrë që të mos ketë pakënaqësi kush është më para dhe kush më mbrapa”, ka thënë Abdixhiku.