Qytetarët duan zgjidhje, “Trafiku Urban” e operatorët privat i duan paratë
Destinacion e kanë fshatin Kolovicë në Komunën e Prishtinës.
Por për të shkuar deri atje këta qytetarë nuk po kanë zgjidhje.
”Jam duke e prit me shku tek një shok në Kolovicë por nuk mund të eci deri atje se është larg dhe nuk ka transport”, ka thënë Zafir Gashi, qytetar.
Kjo situatë u krijuar pas vendimit të përfaqësuesve të Trafikut Urban e operatorët privat që të hyjnë në grevë si pasojë e mos ekzekutimit të pagesave nga komunaPër qytetarët kjo është një situatë shumë problematike.
”Kjo punë keq por edhe ata kur të shikojsh para nuk kanë marrë. Qysh me mbetë gjallë pa rrogë. Këta të ministrisë I kanë fajet është dashtë me bo diçka’‘.
Fajtore ministria është edhe në sytë e Naser Gashit, operator i linjës 7b i cili bëri të ditur se tash e 6 muaj nga kjo situatë kanë trashëguar vetëm borxhe.
”Qe 6 muaj kemi mbetë pa paga jemi rrasë borxh për naftë, kemi diku 170 mijë euro borxh për naftë . Kështu që operatori i kompanisë së derivateve na I ka ndalu derivatet e naftës”, ka thënë Naser Gashi, operator i Linjës 7B.
Për dallim nga kolegu i tij dikush tjetër fajin po e sheh tek komuna.
”Jemi në borxhe sepse po na gënjejnë, jo sot jo nesër do të bëhen mjetet. E pamë që nuk dashtën me aprovu buxhetin pengesa është në komunë”, ka thënë Milaim Halili, operator i linjës “24 Yjet”.
Të gjithë së bashku përfaqësuesit e Trafikut Urban dhe ata të kompanive private bënë të ditur se punën nuk do ta fillojnë derisa kërkesat e tyre të merren parasysh./dukagjini