Sot, temperaturat deri në 11 gradë
Aktuale
November 25, 2025 - 07:51
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët, shkruan Zeri.info.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 e 2 gradë celsius, kurse ato maksimalet do të arrijnë në 8 e 11 gradë celsius.
Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1 deri në 5 metra për sekondë. /Zëri
Më poshtë ju sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:
