Vazhdon edhe sot protesta e punëtorëve të RTK-së
Foto: Laura Hasani

Vazhdon edhe sot protesta e punëtorëve të RTK-së

Aktuale November 25, 2025 - 11:17

Punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës janë duke vazhduar grevën edhe të martën për shkak të mosekzekutimit të pagave.

Greva e tyre është dy orëshe dhe nga ora 11:00 deri në 13:00 do të ndalet transmetimi, raporton Zeri.info

Image

Kjo protestë pritet të vazhdojë deri në zgjidhjen e situatës, sepse janë bërë 25 ditë që punëtorët e RTK-së nuk i kanë marrë pagat e tyre.

“Rreth 700 punëtorë të RTK-së detyrohen të pezullojnë procesin e punës si pasojë e mos-ekzekutimit të pagave. Për shkak të grevës së përgjithshme, nuk do të ketë lajme në orën 11:00 dhe 13:00. Sindikata u kërkon falje qytetarëve, duke theksuar se greva vjen si pasojë e mos-ekzekutimit të pagave për pothuajse dy muaj”, thuhet ndër tjera në njoftimin e Sindikatës. /Zëri

Image
Image