Kica-Xhelili: Abdixhiku kishte kërkuar konsensus politik për tejkalimin e barrierave ligjore
Foto: Laura Hasani

Kica-Xhelili: Abdixhiku kishte kërkuar konsensus politik për tejkalimin e barrierave ligjore

Aktuale November 25, 2025 - 14:35

Nënkryetarja e LDK-së Doarsa Kica-Xhelili, e ka kthyer një deklarim të të parit të këtij subjekti politik, Lumir Abdixhiku, të bërë më 11 nëntor në Klan Kosova.

Aty, Abdixhiku kishte kërkuar konsensus politik për t’u tejkaluar barrierat ligjore për komisione parlamentare dhe përmes propozimit të Presidentes së Kosovës.

“Kaq e thjeshtë ka qenë situata. Është kërkuar koncensus politik, propozimi të bëhet qoftë edhe si pako e presidentes, që të tejkalohen barrierat ligjore të komisioneve parlamentare (sepse s’ka pozitë dhe opozitë e rrjedhimisht s’mund të themelohen), por VV është dashur të mos bëjë lojë me zvarritje ditësh. Në fund, VV ftoi seancë kundërligjshëm, me propozim të kundërligjshëm të qeverisë (pra jo të presidentes), dhe me projektligje që fare s’u koordinuan me palët tjera parlamentare. Që thonë, “veç a don me marrë vesh””, ka shkruar ajo në Facebook.