Vazhdon protesta e transportuesve publikë, as sot s’ka autobusë urbanë në Prishtinë
Foto: Laura Hasani

Vazhdon protesta e transportuesve publikë, as sot s’ka autobusë urbanë në Prishtinë

Aktuale November 26, 2025 - 08:06

Për të tretën ditë me radhë, prishtinasit kanë mbetur pa transport publik, kjo për shkak të mungesës së buxhetit, ku punëtorët e “Trafikut Urban” dhe ata të operatorëve publiko-privatë, po kërkojnë pagat e tyre, shkruan Zeri.info.

Gjatë së martës, të gjithë linjat e autobusit në shenjë proteste kanë dalë nëpër kryeqytet në afërsi të ndërtesës së Komunës së Prishtinës dhe Qeverisë së Kosovës.

Sindikalistët e “Trafikut Urban” dhe operatorëve publiko-privat kanë thënë se grevën do ta vazhdojnë deri në realizimin e kërkesës së tyre.

Kësisoj derisa çështja e buxhetit të zgjidhet, banorët e Prishtinës do të mbesin pa transport urban. /Zëri