Dëme në shkolla dhe ndërprerje të energjisë elektrike, pas reshjeve dhe erërave në Deçan

Dëme në shkolla dhe ndërprerje të energjisë elektrike, pas reshjeve dhe erërave në Deçan

Aktuale November 26, 2025 - 11:19

Pas reshjeve të dendura dhe erërave të forta që kanë goditur mbrëmë Komunën e Deçanit, disa institucione shkollore kanë përjetuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe dëmtime në infrastrukturë.

Drejtori i Arsimit në Komunën e Deçanit, Besnik Hulaj, ka njoftuar se ekipet kompetente janë në terren dhe po punojnë intensivisht për rikthimin e gjendjes në normalitet.

“Janë shkaktuar dëmtime në infrastrukturë, si dhe mungesë e energjisë elektrike në disa institucione shkollore. Ekipet kompetente janë në terren dhe po punohet intensivisht që gjendja të kthehet sa më shpejt në normalitet. Faleminderit për mirëkuptimin", ka shkruar Hulaj në profilin e tij në Facebook.

Autoritetet lokale apelojnë te qytetarët për kujdes dhe mirëkuptim deri në përfundimin e punimeve për normalizimin e situatës.