Haradinaj me fjalë të mëdha për mërgatën: Kosova ka nevojë për ju!
Aktuale
November 26, 2025 - 11:47
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ua ka kushtuar një shkrim mërgimtarëve.
Ai ka thënë se mërgimtarët gjithmonë në çdo situatë kanë kontribuuar për vendin, shkruan Zeri.info.
“Ju e doni Kosovën, më shumë se sa fjalët që mund ta tregojnë. Dhe unë, si njëri prej jush dikur, e di se çdo hap që e bëjmë përpara, është edhe falë jush.
Prandaj, zëri juaj, besimi juaj dhe angazhimi juaj, na duhen gjithmonë.
Kosova ka nevojë për ju, siç edhe ju e keni mbajtur Kosovën gjallë në zemrat tuaja”, shkroi Haradinaj. /Zëri