Doktori që u kujdes për babanë e Thaçit i bashkohet PDK-së
Aktuale
November 26, 2025 - 12:06
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka bërë të ditur se hematologu Adriatik Berisha i është bashkuar partisë që ai udhëheq.
Berisha është mjeku i cili i qëndroi afër ish-presidentit Hashim Thaçi gjatë vizitës së tij te babai, sa e kishte të shtrirë në spital.
“Ekipit tonë iu bashkua një profesionist i jashtëzakonshëm: hematologu i njohur, Dr. Adriatik Berisha. Përveç ekspertizës së tij, ai ka treguar gjithmonë përkushtim, humanizëm dhe vlera të forta atdhetare. Kosova ka nevojë për profesionistë dhe PDK-ja është shtëpia e tyre. Mirë se erdhe në familjen tonë politike, Dr. Adriatik!”, njoftoi Hamza.