PDK-ja zyrtarizon koalicion me Eman Rrahmanin
Foto: Laura Hasani

PDK-ja zyrtarizon koalicion me Eman Rrahmanin

Aktuale November 26, 2025 - 14:57

PDK-ja ka prezantuar sot koalicionin me “Koalicionin për Familjen” të Eman Rrahmanit.

Prezantimi i marrëveshjes u bë sot në një konferencë për media nga kryetari i PDK-së Bedri Hamza dhe kryetari i Listës Familja, Eman Rrahmani.

Hamza u shpreh i bindur se koalicioni do të sjellë sukses në zgjedhjet e 28 dhjetorit, transmeton Zeri.info.

“Kam kënaqësinë të ju njoftoj se bashkë me z. Rrahmanin dhe anëtarë të tjerë të Listës Familja, kemi bërë marrëveshje për koalicion për bashkëpunim para dhe paszgjedhor. Qëllimi i kësaj marrëveshje është që të bashkojmë forcat në funksion të progresit dhe të ndryshojmë gjendjen në vend, duke përfshirë ekonominë, drejtësinë, arsimin, shëndetësinë, sigurinë, energjinë dhe duke pasur kujdes edhe për mirëqenien dhe familjen”, tha Hamza. 

Edhe Eman Rrahmani nga Lista për Familjen, tha se janë bërë bashkë për të sjell mirëqenie dhe punë të mira për vendin dhe familjen.

“Ne jemi zotuar për një angazhim të përbashkët për ngritje të mirëqenies dhe nevojave të familjes dhe identit tonë. Me kryetarin Hamza kemi pasur bashkëpunime të vazhdueshme dhe profesionale sidomos në çështjet ekonomike, vendi ka nevojë që ne të bashkojmë forcat dhe të bëjmë një rrugëtim të dinjitetshëm, ku vlerat e përbashkëta t’i angazhojmë në punë dhe mirëqenie”, tha Rrahmani në konferencë për media. /Zëri

Image

Image