PDK-ja e cakton Arian Tahirin ushtrues detyre të degës në Mitrovicë
Aktuale
November 26, 2025 - 17:20
Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka vendosur që pas zgjedhjes së Bedri Hamzës si lider i partisë, ta caktojnë ushtruesin e detyrës së kryetarit të degës në Mitrovicë.
Në një njoftim për media, ky subjekt politik njoftoi se Arian Tahiri do të jetë tash e tutje U.D.
Kujtojmë se Tahiri garoi për të parin e Mitrovicës dhe shkoi në balotazh, por nuk arriti të fitojë.
Emri i tij u konsiderua si befasi e zgjedhjeve lokale 2025.