Dita e Forcës, FSK-ja hap sot dyert për qytetarët
Foto: Laura Hasani

Dita e Forcës, FSK-ja hap sot dyert për qytetarët

Aktuale November 27, 2025 - 07:54

Forca e Sigurisë së Kosovës sot organizon Ditën e Forcës – Ditën e Hapur, nga ora 09:00 deri në orën 14:00.

Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë nga ora 09:30 do të jenë të pranishëm edhe udhëheqësit e lartë shtetërorë, mysafirë e ambasadorë të vendeve mike.

“Të gjithë qytetarët janë të mirëseardhur të vizitojnë kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës në: Prishtinë, Prizren, Pomozotin, Istog, Ferizaj, Mitrovicë dhe Gjilan”, thuhet në njoftim.

Në të gjitha kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, qytetarët do të kenë mundësi të shohin kapacitetet ushtarake, të cilat do të jenë të ekspozuara në këtë ditë feste.