Dita e Forcës, Maqedonci: FSK-ja është e ndërtuar mbi themele gjaku e sakrifice të shumë brezave
Aktuale
November 27, 2025 - 09:43
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka uruar Ditën e Forcës të Ushtrisë së Kosovës.
Përmes një videoje në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Maqedonci thotë se kjo forcë është ndërtuar mbi gjakun e shumë dëshmorëve e njerëzve që dhanë jetën për liri.
“Sot nderojmë rrugëtimin e jashtëzakonshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, një forcë e ndërtuar mbi themele gjaku e sakrifice të shumë brezave”, u shpreh Maqedonci.
Pos të tjerash, ai tha se Ushtria e Kosovës është histori e suksesit, duke përmendur të arriturat e kësaj force ndër vite.
Maqedonci lavdëroi të gjithë ushtarët, që sipas tij janë të gatshëm të japin jetën për vendin e tyre.