Gjendet pa shenja jete një person në Gjakovë, Policia nis hetimet
Foto: Laura Hasani / Ilustrim

Gjendet pa shenja jete një person në Gjakovë, Policia nis hetimet

Aktuale November 27, 2025 - 09:53

Një person është gjetur pa shenja jetë mesditën e së mërkurës në qytetin e Gjakovës.

Sipas raportit ditor, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), shkruan Zeri.info.

Policia ka bërë të ditur se është duke i hetuar të gjitha rrethanat e këtij rasti.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Hetim i vdekjes

Gjakovë, 26.11.2025 – 12:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Zëri