Prishtina në ditën e katërt pa autobusë, punëtorët vazhdojnë të kërkojnë pagën e tyre me protesta
Aktuale
November 27, 2025 - 12:06
Punëtorët e “Trafikut Urban” dhe të operatorëve privatë kanë hyrë në ditën e katër të protestës, duke kërkuar pagën e tyre. Sikurse ditëve të tjera, edhe sot ata kanë shkuar me autobusë para objektit të Komunës së Prishtinës.
Kështu kryeqyteti qe katër ditë është pa autobusë, meqenëse punëtorët e kanë ndërprerë qarkullimin, pasi, siç kanë thënë përfaqësuesit e tyre, që përveç pagës, nuk kanë as karburante.