Nxënësit në kazermën “Adem Jashari” pyesin ushtarët: “a frikësoheni nga lufta?”
Foto: Laura Hasani

Nxënësit në kazermën “Adem Jashari” pyesin ushtarët: “a frikësoheni nga lufta?”

Aktuale November 27, 2025 - 12:14

Kazerma “Adem Jashari” në Ditën e Forcës hapi dyert për qytetarët e ku ndër vizitorët e para pati nxënësit e disa shkollave e të cilët nuk hezituan të bënin pyetjet më interesante, teksa nuk fshihnin dot emocionin që takoheshin me ushtarët e shtetit të Kosovës.

Ndër pyetjet që iu bënë ushtarëve nga nxënësit ishin “a frikësoheni nga lufta?”, “Armët që përdorni a janë të vërteta?”.

Ushtarët e Kosovës siguruan nxënësit se janë të gatshëm për çdo situatë që mund t’i ndodhë Republikës së Kosovës.

Tradicionalisht kazermat e FSK-së në Ditën e Forcës hapin dyert për qytetarët e saj.

Më 14 dhjetor 2018, Kuvendi i Kosovës pati miratuar tri ligjet me të cilat mundësohet transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës, pra Ligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, atë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ligjin për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Pas këtij vendimi po në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë ishte mbajtur një ceremoni, ku ishte prezantuar Forca e Sigurisë së Kosovës.

Në atë kohë president i Kosovës ishte Hashim Thaci, kryeministër Ramush Haradinaj dhe kryetar i Kuvendit Kadri Veseli. /EO