Qeveria ndan buxhetin për pagat e RTK-së, Kurti: Mjetet vijnë nga kursimet
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë tha se do të ndahen mjetet për RTK-në e ato janë nga kategoria e kursimeve.

Ai tha se kjo zgjidhje është veçse një improvizim i detyruar.

“Që në muajin gusht ne e bëmë një zgjidhje të përkohshme duke dhënë overdraftin për RTK-në me shpresën që pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe themelimin e komisioneve parlamentare të arrihet zgjidhja e duhur, për të cilat kishin përgjegjësi të gjitha partitë politike. Ne nuk kishim votat e mjaftueshme, pasi partitë e tjera refuzuan kategorikisht pagat për RTK-në. Siç ka paralajmëruar ministri Hekuran Murati në konferencën për media, kemi shqyrtuar disa opsione të mundshme për të dalë nga kjo situatë. Në këtë mbledhje po ndajmë mjetet e nevojshme nga kategoria e kursimeve. Kjo zgjidhje e sotme apo më mirë të themi kjo mënyrë e tanishme është veçse një improvizim i detyruar pas përpjekjeve tona të vazhdueshme për ta miratuar aty buxhetin e RTK-së”, tha Kurti.
