Profesori i UP-së Gëzim Qerimi i bashkohet PDK-së
Foto: Facebook

Profesori i UP-së Gëzim Qerimi i bashkohet PDK-së

Aktuale November 27, 2025 - 12:55

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka mirëpritur në ekip profesorin universitar dr. Gëzim Qerimi, të cilin e vlerësoi për përvojën profesionale dhe angazhimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

“Në ekipin tonë e mirëpritëm dr. Gëzim Qerimin, profesor i asociuar në Universitetin e Prishtinës. Ai ka mbi 17 vjet përvojë në mësimdhënie universitare dhe 13 vjet angazhim në institucionet e sigurisë dhe mbrojtjes”, ka deklaruar Hamza.

Kreu i PDK-së ka theksuar edhe kontributin akademik dhe publik të profesorit Qerimi.

“Përveç përvojës profesionale, profesori Gëzim Qerimi është autor i shumë punimeve shkencore në revista ndërkombëtare dhe më herët ka qenë edhe lider studentor”.

Lideri i PDK-së ka prezantuar deri tani një numër të konsiderueshëm prurjesh të reja, të cilat do të jenë pjesë e listës së PDK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit.