Mustafa për Kurtin, pasi ndau paratë për RTK-në: Mashtrues, manipulues, uzurpues!
Foto: Laura Hasani

Mustafa për Kurtin, pasi ndau paratë për RTK-në: Mashtrues, manipulues, uzurpues!

Aktuale November 27, 2025 - 13:26

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka reaguar pasi Qeveria në detyrë vendosi të “dorëzohet” dhe të ndajë mjete nga kursimet për pagat e punëtorëve të RTK-së.

Ai e quajti Albin Kurtin mashtrues dhe manipulues, duke e lidhur këtë vendim me zgjedhjet e 28 dhjetorit.

“D.m.th. paska pas mundësi të kryhen pagat e RTK-së pa krizë, pa vonesa! Por tash janë zgjedhjet, apo jo? Është dashtë me tentu’ me ua lënë fajin tjerëve, apo jo? Mashtrues, manipulues, uzurpues. 28 dhjetori është dita!”, shkroi Mustafa.