Murati ia atribuon partisë së tij zhbllokimin në Prishtinë
Aktuale
November 27, 2025 - 16:57
Kuvendi Komunal i Prishtinës gjatë së enjtes ka mbajtur një seancë të jashtëzakonshme ku është diskutuar për buxhetin.
U arrit konsensus dhe u votua bartja e të hyrave vetanake, shkruan Zeri.info.
Këtë gjë ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ia ka atribuar partisë së tij.
“Sot, asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje e votuan bartjen e të hyrave vetanake në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
Pra atë që nuk e bëri Lumir Abdixhiku dhe LDK-ja në Kuvendin e Republikës së Kosovës, e bëri Lëvizja Vetëvendosje në Kuvendin Komunal, për të zhbllokuar pagesat për shërbimet esenciale publike.
Sepse, siç është vërtetuar tash e sa herë, për Lëvizjen Vetëvendosje interesat e qytetarëve çdoherë kanë prioritet”, shkroi ai./Zëri