KFOR-i uron Shqipërinë për 28 Nëntorin

KFOR-i uron Shqipërinë për 28 Nëntorin

Aktuale November 28, 2025 - 09:22

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e Ditës së Flamurit, duke nderuar aleatët shqiptarë dhe rolin e Shqipërisë brenda këtij misioni ndërkombëtar.

Në një komunikim zyrtar në rrjetet sociale, KFOR-i ka shprehur urimet për festën kombëtare të shqiptarëve, duke e shoqëruar me mirënjohje për kontributin që Shqipëria jep në kuadër të operacioneve të NATO-s në Kosovë, transmeton Zeri.info.

“Gëzuar ditën kombëtare të aleatëve tanë shqiptarë. Shqipëria është një nga 33 kombet kontribuese të trupave në misionin e KFOR”, thuhet në njoftim.

Përmes këtij mesazhi, KFOR-i ka theksuar edhe një herë bashkëpunimin e ngushtë me shtetet aleate dhe rëndësinë e pranisë shumëkombëshe në ruajtjen e sigurisë e stabilitetit në Kosovë.

Urimi vjen në një nga ditët më të rëndësishme për shqiptarët, duke reflektuar respektin e aleatëve të NATO-s për historinë dhe identitetin kombëtar shqiptar. /Zëri