Edi Rama: Adem Jashari një simbol i pakrahasueshëm i sakrificës dhe identitetit kombëtar
Aktuale
November 28, 2025 - 16:03
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përkujtuar sot 70-vjetorin e lindjes së komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, duke e cilësuar atë si një simbol të pakrahasueshëm të sakrificës dhe identitetit kombëtar.
Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook, tha se data e lindjes së Jasharit, që përkon me Ditën e Flamurit, nuk është thjesht rastësi historike, por një moment që lidhet drejtpërdrejt me rrugën e lirisë së popullit shqiptar.
“Sot kujtojmë edhe 70-vjetorin e lindjes së Adem Jasharit, heroit që lindi në Ditën e Flamurit dhe u kthye në flamur i sakrificës, lirisë dhe krenarisë kombëtare”, ka shkruar Rama, duke shoqëruar mesazhin me simbolet dhe shqiponjën dykrenare.