Festa e Flamurit, spektakël dronësh në qiellin e Vlorës
Aktuale
November 28, 2025 - 21:49
Spektakël dronësh ka pasur mbrëmjen e sotme në qiellin e qytetit të Vlorës.
Teksa organizimet për shpalljen e pavarësisë vijojnë, qindra banorë të Vlorës, por dhe qytetarë të ardhur nga trevat e vendit kane ndjekur performancën e dronëve.
Në pamje duket Shqiponja dykrenare me rastin e 113 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.
Nga ana tjetër, koncerti festiv po vijon për qytetaret e Vlorës./Tch