Në New York përurohet rruga me emrin e Isa Boletinit
Në New York është përuruar rruga që do të mbajë emrin e heroit kombëtarë Isa Boletinit.
Këtë e bëri të ditur kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, i cili mori pjesë në ceremoninë e përurimit të kësaj rruge me ftesë të Kongresit Amerikan, raporton Zeri.info.
“Ky moment shënon jo vetëm respektin ndaj një simboli të pathyeshëm të lirisë, por edhe lidhjen e fortë dhe të qëndrueshme ndërmjet popullit shqiptar dhe Shteteve të Bashkuara. Isa Boletini në New York është një mesazh i fuqishëm për brezat e rinj se liria dhe dinjiteti janë vlera që duhet mbrojtur çdo ditë.
Faleminderit miqve kongresmenë, autoriteteve të New York dhe komunitetit shqiptar për përkushtimin e tyre të palodhur. Diaspora jonë ka qenë dhe mbetet një forcë e jashtëzakonshme e imazhit dhe interesave të Republikës së Kosovës”, shkroi Peci ndër tjera. /Zëri