Katër anëtarë të KPK-së nuk qëndrojnë në mbledhje: Nuk rrimë me Qalajn
Katër anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) nuk kanë pranuar të procedohet me rendin e ditës për procedura disiplinore pa u larguar ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj.
Arian Gashi, Veton Gashi, Dardan Vuniqi dhe Visar Krasniqi kanë lëshuar mbledhjen, gjersa kryesuesi i KPK-së, Ardian Hajdaraj, e ka hedhur në votim që të vazhdohet me rendin e ditës dhe të shkohet në takim të mbyllur.
“Patëm probleme që në start me rendin e ditës dhe sot erdhëm në një pikë sipas juve gjithmonë se unë nuk di që proceduralisht mbërritëm këtu ku thoni se vazhdoni me kërkesë me mbyll takimin se kemi me pas procedura disiplinore. Kërkesa është e thjeshtë, nuk po largohemi prej përgjegjësive. Katër anëtarë po kërkojnë që Qalaj me u largu prej takimit të Këshillit. Ai e tha vetë që nuk merr pjesë në diskutim, e pastaj diskuto…nuk është e mirë të vazhdojmë në këtë formë. Ne rrimë pa zotin Qalaj, ne largohemi me zotin Qalaj. Nëse kjo u mjafton për kuorum qysh e keni nis”, tha ai.
Kryesuesi i KPK-së, Ardian Hajdaraj, tha: “Ju edhe në mëngjes kërkuar me u përjashtua Qalaj dhe tash e keni ditë që është këtu”, tha Hajdaraj. /EO