Mungesa e Kuvendit fut institucionet e mbikëqyrjes në krizë
Aktuale
December 02, 2025 - 23:40
Dhjetëra borde dhe agjenci kyç në Kosovë po funksionojnë me boshllëqe, ose janë pothuajse të paralizuara, për shkak të Kuvendit jofunksional që prej zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Mungesa e kuorumit ka bllokuar vendimmarrjen në institucione si KPM-ja, RTK-ja, dhe agjencitë rregullative.
Ekspertët paralajmërojnë pasoja serioze për shërbimet publike dhe sundimin e ligjit. /REL