Ambasadori gjerman shpreh keqardhje për mosakreditimin e Listës Serbe nga KQZ-ja

Ambasadori gjerman shpreh keqardhje për mosakreditimin e Listës Serbe nga KQZ-ja

Aktuale December 03, 2025 - 10:28

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas vendimit të disa anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.

Ai ka theksuar se i vjen keq për sjelljen penguese të treguar në këtë proces, duke nënvizuar se procesi zgjedhor dhe përgatitjet teknike duhet të jenë të pavarura nga çdo lloj manovrimi politik.

Diplomati gjerman ka kërkuar që institucionet përgjegjëse të garantojnë zhvillimin e zgjedhjeve në mënyrë transparente dhe profesionale, duke respektuar standardet demokratike dhe duke shmangur çdo veprim që mund të dëmtojë integritetin e procesit.

“Më vjen keq për sjelljen penguese të disa anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në refuzimin për të certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. Procesi zgjedhor dhe përgatitjet teknike për zgjedhjet duhet të jenë të lira nga manovrimet politike nga aktorët politikë”, shkroi. /Zëri

I regret the obstructive behaviour by some members of the Central Election Commission in refusing to certify Srpska Lista for the upcoming general elections. The electoral process and technical preparations for the elections must be free from political maneuverings from political actors.

— Ambassador Rainer Rudolph (@pristina.diplo.de) December 3, 2025 at 7:42 AM