Miftaraj: Kurti e LVV-ja për të mbetur në pushtet përdorin çdo mjet, cenojnë edhe aleancën me SHBA-në
Foto: Laura Hasani

Miftaraj: Kurti e LVV-ja për të mbetur në pushtet përdorin çdo mjet, cenojnë edhe aleancën me SHBA-në

Aktuale December 03, 2025 - 11:22

Juristi dhe drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka reaguar pas moscertifikimit të Listës Serbe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të martën, për çka ka reaguar edhe Ambasada Amerikane në Kosovë.

Miftaraj vlerëson se kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje përdorin çdo mjet që u vjen në dorë për të mbetur në pushtet dhe madje sipas tij shkojnë aq larg sa për të cenuar aleancën me Amerikën.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës po thonë se veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje cenojnë stabilitetin në Kosovë dhe interesat e Shteteve te Bashkuara të Amerikës. Tani më secili qe ka pak mend në kokë e kupton dhe e dinë saktë se Albin Kurti dhe LVV-ja për me mbet në pushtet përdor çdo mjet që i vjen ne dorë, shkon aq larg sa cenon edhe aleancën me SHBA-në. Uria e LVV-së dhe Albin Kurtit për pushtet, financa, klientelizëm, korrupsion ka shkuar ne nivel tjetër, në nivel te frikshëm”, ka shkruar Miftaraj.

Pyetja e Miftarajt është nëse “Presidentja Osmani do të ketë guximin të reagojë dhe ta ruajë aleancën”.

“Por shtrohet pyetja nëse presidentja Osmani do të ketë guximin të reagojë, të ruajë aleancën me SHBA-në. Apo do të vazhdoj të luajë lojën e LVV-së dhe Kurtit”.