Edhe katër ditë afat për dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë në KQZ
Foto: Laura Hasani

Edhe katër ditë afat për dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë në KQZ

Aktuale December 03, 2025 - 12:51

Kosova ka hyrë në muajin kur do të mbahen zgjedhjet nacionale.

25 ditë kanë mbetur deri në ditën kur qytetarët e vendit do t’u drejtohen përsëri kutive të votimit

Partitë politike u kanë mbetur veç edhe katër ditë deri në dorëzimin e listave me kandidatë për deputetë në KQZ.

Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Deri më 7 dhjetor 2025 subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetareve dhe kandidatët e pavarur) duhet të dorëzojnë përmes platformës listën e tyre me emrat e kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës”, tha ai.