Lladrovci: Prona e restorantit “Peshkopia” po lirohet, është shfrytëzuar paligjshëm

Lladrovci: Prona e restorantit “Peshkopia” po lirohet, është shfrytëzuar paligjshëm

Aktuale December 03, 2025 - 14:15

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka dhënë një njoftim lidhur me lirimin e hapësirës rreth restorantit “Peshkopia”.

Ai ka thënë se prona te restoranti “Peshkopia” në Drenas është duke u liruar.

“Njoftohen mediat lidhur me pyetjet rreth restorantit ‘Peshkopia’, se prona e uzurpuar nga ky subjekt ekonomik, edhe pse pas shumë vonesave, pasi Gjykata e tha fjalën e saj, është duke u liruar. Ndërsa lidhur me vonesat në realizimin e projektit dhe dëmet financiare që i janë shkaktuar Komunës së Drenasit, do të zhvillojmë procedura tjera ligjore. Kjo pronë me vite është shfrytëzuar paligjshëm nga ky subjekt ekonomik, andaj lirimi i pronës së uzurpuar ishte detyrim ligjor në mbrojtje të interesit publik. Zbatimi i ligjit, barazia para ligjit, ruajtja e pronës dhe interesit publik janë prioritetet e mia të panegociueshme”, ka shkruar ai.