Zbulohet një teqe e shekullit 19 gjatë ndërtimit të objektit të ATK-së në veri të Mitrovicës
Aktuale
December 03, 2025 - 15:26
Një teqe që daton që nga shekulli i 19-të u zbulua sot në vendin ku po zhvillohen punimet për ndërtimin e objektit të Administratës Tatimore të Kosovës në veri të Mitrovicës.
Siç mund të shihet nga pamjet e portalit serb Kosova Online, ky është një varr mysliman me emrin e të ndjerit dhe datën e vdekjes të shkruar në arabisht, transmeton Zeri.info.
Për momentin, në terren përreth këtij varri po kryhet vetëm pastrime.
Të pranishëm janë edhe pasardhësit e të ndjerit, të cilët thonë se u është premtuar se aty nuk do të kryhen punime dhe se vendi do të mbrohet. /Zëri


