Lista Serbe ankohet në PZAP pasi KQZ-ja s’e certifikoi
Aktuale
December 03, 2025 - 15:38
Lista Serbe ka paraqitur ankesë në Panelin Zgjedhor të Ankesave dhe Parashtresave kundër vendimit për të mos certifikuar partinë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Kjo u bë e ditur sot në një konferencë për media nga kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, transmeton Zeri.info.
Ai theksoi se ky ishte një vendim antidemokratik dhe antiserb.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dje certifikoi 22 subjekte politike për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 28 dhjetor, por Lista Serbe nuk ishte në listën e partive të certifikuara.
Dy anëtarë të KQZ-së votuan për certifikimin e kësaj partie, dy ishin kundër dhe pesë abstenuan. /Zëri