Peci njofton, më 12 dhjetor seanca inauguruese e Komunës së Mitrovicës së Jugut
Aktuale
December 04, 2025 - 10:44
Mbledhja inauguruese e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Jugut do të mbahet më 12 dhjetor, në orën 12:00.
Kështu ka bërë të ditur Faton Peci, i cili për katër vjet do të udhëheqë me këtë komunë, pasi që doli fitues i zgjedhjeve lokale, që u mbajtën më 9 nëntor, pasi në rundin e parë nuk kishte fitues.
Postimi i plotë i Pecit:
Mirëmëngjesi qytetarë të Mitrovicës!
Sot kam nënshkruar ftesën për thirrjen e mbledhjes inauguruese të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Jugut, e cila do të mbahet më 12.12.2025, në orën 12:00.
Kjo mbledhje shënon fillimin e realizimit të mandatit të dhënë nga vullneti i qytetarëve.
Na priftë e mbara!