Lushtaku: Lladrovci nuk është kurrë më PDK, por i respektoj vendimet e partisë
Aktuale
December 04, 2025 - 12:00
Kryetari i sapozgjedhur i Komunës së Skenderajt, ka komentuar rikthimin e Ramiz Lladrovcit në PDK.
Lushtaku tha se u qëndron deklaratave të tij se Lladrovci nuk është kurrë më PDK, transmeton Zeri.info.
“Unë udhëheqjen do ta respektoj. Unë mendimet nuk i ndryshoj, unë kam thënë se për mua Lladrovci nuk është kurrë më PDK, por është vendim i kryetarit dhe Kryesisë së partisë dhe i respektoj”, tha Lushtaku pas betimit si kryetar i Skenderajt, raporton Zeri.info.