Durmishi njofton se janë gati për sezonin e dimrit: Nga e hëna fillon mirëmbajtja dhe sanimi i gropave
Foto: Laura Hasani

Durmishi njofton se janë gati për sezonin e dimrit: Nga e hëna fillon mirëmbajtja dhe sanimi i gropave

Aktuale December 04, 2025 - 12:05

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se nga e hëna do të fillohet me mirëmbajtjen dhe sanimin e gropave në të gjitha rrugët që Ministria është kompetente e po ashtu njoftoi se tashmë janë përgatitur për sezonin e dimrit.

Kështu tha ai pas një që kanë zhvilluar së bashku me drejtorin e Departamentit për Menaxhimin e Rrugëve, Qamil Feka, u takuam me menaxherët e kontratave të mirëmbajtjes dhe me punëkryesit.

Në takim morën pjesë edhe zyrtarë të Policisë së Republikës së Kosovës, nga Departamenti për Menaxhimin e Trafikut Rrugor, Jeton Rexhepi. Bashkëpunimi ndërinstitucional është kyç për më shumë siguri në rrugë dhe qarkullim më të lehtë.

“Sot, së bashku me drejtorin e Departamentit për Menaxhimin e Rrugëve, z. Qamil Feka, u takuam me menaxherët e kontratave të mirëmbajtjes dhe me punëkryesit. Në takim morën pjesë edhe zyrtarë të Policisë së Republikës së Kosovës, nga Departamenti për Menaxhimin e Trafikut Rrugor, z. Jeton Rexhepi. Bashkëpunimi ndërinstitucional është kyç për më shumë siguri në rrugë dhe qarkullim më të lehtë. Nga e hëna fillojmë mirëmbajtjen dhe sanimin e gropave në të gjitha rrugët që janë në kompetencë të Ministrisë sonë. Përveç sanimit të gropave, njoftojmë edhe një herë qytetarët se jemi të përgatitur për sezonin e dimrit. Kujdesi i shtuar në komunikacion mbetet gjithmonë i nevojshëm”, njofton Durmishi.