Britaniku që shërbeu në UÇK bëhet shtetas i Kosovës
Aktuale
December 04, 2025 - 12:06
Ish-ushtari britanik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jon Harrison, është bërë shtetas i Republikës së Kosovës.
Këtë e bëri të ditur vetë ai, përmes një postimi në Facebook, ku shkroi “Zonja dhe zotërinj, jam shpallur shtetas i Republikës së Kosovës”.
Kujtojmë se për nder të kontributit të tij një nga rrugët e qytetit të Prizrenit është emëruar “Jon Harrison”. /Zëri