Gueroti e mbështet qëndrimin e BE-së: Mediat janë pjesë e një demokracie funksionale
Foto: Laura Hasani

Gueroti e mbështet qëndrimin e BE-së: Mediat janë pjesë e një demokracie funksionale

Aktuale December 04, 2025 - 13:14

Ambasadori i Francës, Olivier Guerot, ka mbështetur deklaratën e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë për dënimin e sjelljeve dhe gjuhës së përdorur nga Sami Kurteshi i Lëvizjes Vetëvendosje ndaj mediave dhe AGK-së.

Gueroti, me anë të një postimi në platformën X, e ka rishpërndarë qëndrimin e BE-së dhe është shprehur se e mbështet këtë qëndrim.

“Mbështes plotësisht deklaratën e BE-së. Mediat janë pjesë e një demokracie funksionale”, ka thënë Gueroti.