Milan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Veriut
Në Kuvendin Komunal të Mitrovicës Veriore është betuar kryetari i ri Milan Radojeviq.
Ai u ka bërë thirrje asamblistëve të punojnë në interes të qytetarëve dhe të Komunës.
“Ajo që mund të themi është se deri në vitin 2022 komuna e Mitrovicës së Veriut ishte i vetmi ambient urban multietnik për të cilin të gjithë ishim krenarë. Në periudhën e kaluar ndodhën disa ndryshime, me të cilat qytetarët nuk ishin të kënaqur dhe ata e shprehën qartë vullnetin e tyre në këto zgjedhje. Të nderuar këshilltarë, ju është dhënë mandati që të punoni së bashku në mënyrë të njëtrajtshme në Komunën e Mitrovicës së Veriut, të punoni në interes të qytetarëve dhe në interes të komunës. Besoj se së bashku do t’u sjellim qytetarëve tanë prosperitet, do të mundësojmë një jetë normale dhe përsëri do të jemi krenarë për atë multietnicitet dhe bashkëjetesë që ekziston në komunën tonë”, tha ai.

