Sot, vranët dhe me riga shiu
Foto: Laura Hasani

Sot, vranët dhe me riga shiu

Aktuale December 08, 2025 - 07:54

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu, shkruan Zeri.info.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 e 4 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimalet do të arrijnë në 5 e 8 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1 deri në 4 metra për sekondë. /Zëri