Osmani do ta presë në takim sot presidentin e Hungarisë
Aktuale
December 08, 2025 - 09:03
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do ta presë në takim presidentin e Hungarisë, Tamas Sulyok.
Nga Presidenca kanë njoftuar se pritja do të bëhet në orën 16:00, ndërsa mediat do të lejohen të marrin vetëm pamje.
“Në orën 16:00 presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani pret në takim presidentin e Hungarisë, Tamas Sulyok. Mediat do të kenë mundësinë të marrin pamje nga pritja, si dhe në fillim të takimit”, thuhet në njoftimin e Presidencës. /Zëri