Presidenti Begaj vazhdon vizitën në Kosovë
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, sot po vazhdon vizitën dyditore në Kosovë.
Presidenti Begaj ditën e parë të vizitës së tij në Kosovë është pritur nga kryetari i Prishtinës Përparim Rama, kryetari i Rahovecit Smajl Latifi e shumë personalitete të tjera.
Sipas agjendës, presidenti Begaj do të marrë pjesë në përvjetorin e 50 të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Policia e Kosovës ka njoftuar se më 9 dhe 10 dhjetor 2025, në Republikën e Kosovës do të qëndrojë për vizitë zyrtare Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
Me këtë rast Policia e Kosovës po angazhohet me kapacitetet e saj për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë gjithë kohës së vizitës.
Për të siguruar mbarëvajtjen e lëvizjes sipas itinerarit zyrtar dhe zhvillimin e aktiviteteve të parashikuara në agjendë, Policia e Kosovës do të realizojë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut, në intervale të shkurtra kohore, në disa segmente rrugore.